Skip to content
Home » Lajme » Shqiptarët para futjes në BE!

Shqiptarët para futjes në BE!

SAFET SADIKU

Jemi në procese vendimtare para futjes në BE! Identiteti shtetëror i shqiptarëve në vendbanimet e tyre në Gadishullin Ilirik edhe gjatë gjithë periudhës së tranzicionit politik vazhdon të mbetët i ndarë sipas shijes së epsheve të okupatorëve serbo-sllavë, ashtu siç na vendosën me dhunë regjimet e diktaturave të së kaluarës. Ndonëse, regjimet kanë rënë, por pasojat ende janë prezente me gjithë kufijtë administrativë në mes vendbanimeve shqiptare! Po ashtu edhe indentiteti shtetëror i mbi gjysmës së shqiptarëve nuk përkon me vlerat e tyre kombëtare, por ata edhe sot mbajnë dhunshëm identitete shtetërore sllave të vendeve fqinje!.. Edhe ne shqiptarët jemi në procese politike vendimtare para futjes në BE… Por, një nga fatkeqësitë historike që po na përsëritet edhe në kohën e tranzicionit politik, te të gjithë shqiptarët në Gadishullin Ilirik, është se identiteti shtetëror i tyre vazhdon të mbetët i njëjtë ashtu si në regjimet komuniste, gjë që është në kundërshtim me të gjitha normat e demokracisë brenda politikës së BE-së. Dhuna administrative e imponuar nga regjimet serbosllave dhe komuniste për disa milionë shqiptarë që banojnë në trojet e veta, pothuaj se është në kundërshtim me të gjitha normat juridike të BE-së. Këto norma juridike që afrohen nga BE-ja e shek. XXI, padyshim se duhet t’i gëzojnë edhe shqiptarët pa asnjë paragjykim dhe pa asnjë sanksionim juridik të veçantë. Regjimet komuniste diktatoriale që i ndanë shqiptarët në disa shtete përmes dhunës ushtarake, duke ju imponuar identitete të ndryshme shtetërore serbosllave me dhunë, tani më kanë rënë, gjë që nënkupton se edhe prezenca e kufijve administrativë është e pakuptimtë. Nëse shqiptarët dëshirojnë dhe kërkojnë që mos t’na përsëritet fati i keq historik, i cili fat siç dihet, shqiptarët i ndau në gjashtë identitete shtetërore, e kanë rastin tani të vetëdijsohen për këto korigjime historike. Këto identitete të huaja që, siç dihet përveç qytetarëve shqiptarë të Shqipërisë, të cilët janë me termin e shtetësisë si shqiptar, të gjitha indentitetet e tjera shtetërore të shqiptarëve (jashtë Shqipërisë) janë terme të shijës së serbosllavizmit, (nga regjimet komuniste të së kaluarës), që ende edhe sot, kjo politikë fashiste nuk pranon që shqiptarët ndonëse në trojet e veta, të kenë të drejtën e identitetit shtetëror, sipas identitetit kombëtar! Mjafton ta sjellim në vëmendje se shqiptarët e Republikës së Kosovës në pasportën e tyre, identiteti shtetëror ju shkruan „kosovar“, shqiptarëve të Iliridës ju shkruan „maqedon“, shqiptarëve të Malit të Zi shtetësia ju shkruan “malazez“, shqiptarëve të Kosovës Lindore dhe atyre të Sanxhakut, shtetësia ju shkruan „serb“, dhe shqiptarëve po ashtu autoktonë ende të pa asimiluar të çamërisë shtetësia ju shkruan „grek“. Padyshim se shifrat jo zyrtare dëshmojnë se në Gadishullin Ilirik (bashkë me mërgatën e tranzicionit politik) ka rreth shtatë milonë shqiptarë, të cilët nëse do të arrinin integrimin e brendshëm institucional në funksion të mbrojtjes së identitetit shtetëror, sipas vlerave të indentitetit kombëtar do të ishin një faktor më i avancuar në plotësimin e kërkesave të BE-së, e cila paraprakisht në një mënyrë apo tjetër për integrimet brenda shqiptare nuk i pengon në asnjë mënyrë, sepse vetë BE-ja ka bërë një gjë të tillë, dhe ky model po dëshmon edhe funksionalitet. Në ndërkohë shqiptarët e integruar institucionalisht me kryeqendrën e tyre në Tiranë do të kenë potencial shumë më të madh edhe për thithjen e fondeve të shumta për projekte ekonomike, për dallim nga pozita dhe fuqia e vendimmarrjes në rrethanat aktuale, të cilët mjerisht ende mbi gjysma e popullësisë shqiptare janë nën trysninë e identiteteve të okupatorëve historikë të vendeve fqinje!

Nga libri në dorshkrim: “Proceset Politike pa Identitet Shtetëror”