Skip to content
Home » Lajme » Mërgimtarët mbështesin aktivitetin e Bordit Drejtues të „Platformës për Referendum Kombëtar“

Mërgimtarët mbështesin aktivitetin e Bordit Drejtues të „Platformës për Referendum Kombëtar“

I THEMI „PO“ REFERENDUMIT TË REPUBLIKAVE SHQIPTARO–SHQIPTARE
Konsilidimi i Institutit Studimor „Platforma për Referendum Kombëtar“ në Tiranë dhe në qendrat tjera kudo në vendlindjet tona, si dhe fillimi i ligjërtave si në atdhe ashtu edhe në mërgatë kushtuar procesit të integrimeve të brendshme institucionale shqiptaro-shqiptare, në gjithë Gadishullin tonë ka zgjuar interseim edhe te shumë mërgimtarë.
Programi i „Platformës për Referendum Kombëtar“ po mbështetet dhe po senzibilizohet nga shumë udhëheqës të shoqatave kudo në vendet e Perëndimit ku veprojnë mërgimtarët.
Kështu në kuadër të ligjëratave, që do të organizohen jo vetëm në atdhe, por edhe në mërgatë, shumë nga mërgimtarët pyesin për ecorinë e organizimit pasi tregohen të gatshëm për këtë mbështetje.
Përveç Gjenevës (M. A), Cyrihut (A. S)dhe Londrës (M.S)ku kemi konfirmim se janë gati për këtë organizim,( të cilët kanë konfirmuar edhe pjesarrjen e aktivitetit dyditor në Tiranë më 17 dhe 18 mars), janë lajmëruar edhe mërgimtarët e tjerë si Aziz Gjini me punë në Oslo të Norvegjisë dhe Rexhep Asllani me punë në zonën e Milanos në Itali, që janë gati për të organizuar ligjëratat e para me mërgimtarët e këtushëm. Ligjëruesi do të jetë i caktuar nga Bordi Drejtues i Institutit „Platforma për Referendum Kombëtar“ në atdhe me selinë kryesore në Tiranë.
Aziz Gjini (Oslo): Që në fillim kur e lexova programin e „Platformës për Referendum Kombëtar“ më bëri për vete, sepse mbrohet identitetit i shqiptarëve me votë kudo në vendbanimet shqiptare në Gadishullin tonë. Pastaj, me kalimin e kohës kuptova se në Tiranë, nga niveli i profesorëve universitarë është pritur shumë mirë, madje ky program po quhet edhe „Kushtetuta e shqiptarëve“. Mendoj se ka ardhur koha që miliona shqiptarë të rreshtohemi në një proces të tillë juridik siç është Referendumi Shqipëri-Kosovë dhe edhe me republikat tjera shqiptare. Prandaj, fillimi i ligjëratave si për temat kombëtare dhe për ato ekonomike, se si mund të mbrohet identiteti dhe si mund të ndihmohet atdheu është mjaft me vend dhe shumë i qëlluar. Edhe në Oslo ka mjaftë mërgimtarë, të cilët çdoherë ju kanë përgjigjur atdheut.
Rexhep Asllani (Milano): Jam gati të plotësoj të gjitha kërkesat për organizimin e ligjëratës së parë edhe në Milano dhe rrethinë kushtuar mbështetjes së „Referendumit të Parë Shqipëri-Kosovë“ , të cilën po organizon Instituti Studimor „Platforma për Referendum Kombëtar“ me qendër në Tiranë. Uroj mbarësi për gjithë shqiptarët, në këtë rrugtim historik!

Nga majtas: Aziz Gjini (Oslo) & Rexhep Asllani (Milano)