Skip to content
Home » Lajme » SHQIPËRIA ËSHTË E SHENJTË!

SHQIPËRIA ËSHTË E SHENJTË!

Shqipëria është e shenjtë për çdo shqiptar! …Është një shprehje që brenda ditës e konfirmojnë miliona shqiptarë, duke treguar qartë dashurinë e pakursyer për atdheun e tyre, pavarësisht se ku jetojnë ata, në atdhe apo në mërgatë…
SHQIPËRI ËSHTË E GJITHË SHQIPTARIA!

Por, krahas këtij qëllimi madhor jo rrallë herë qjërat nuk kanë vajtur mirë në drejtimin e duhur që „atdheu i shenjtë i gjithë shqiptarëve“ të ecën edhe shumë më mirë seç ka përparuar deri këtu! Sot e kësaj dite që flasim vazhdojnë pakënaqësitë dhe stagnimet në „Shqipërinë e shenjtë“, duke ikur nga atdheu me mijëra shqiptarë si rezultat i „politikave të zymta ekonomike“ dhe klimës së „pasigurisë minimale“ si dhe të ngjarjeve ekstreme që ndodhin në vend, dhe po ashtu edhe nga propaganda mediatike, se shqiptarët kanë nevojë, „për ta kërkuar prekjen e ëndrrës në një vend të huaj“! Le të ndalemi pak në rreshtimin e energjive pozitive të miliona-miliona shqiptarëve në funksion të shërbimit për atdheun e tyre, për „Shqipërinë e shenjtë“, duke mos i harruar edhe rrethanat e këtij procesi, të cilit më në fund i ka ardhur koha dhe është: „Fat historik i shqiptarëve“ në këtë dekadë të III-të, të shekullit XXI!
Padyshim, se për t’u grumbulluar në rreshtim gjithë këto energji pozitive të miliona shqiptarëve, dhe për t’i bërë ballë sfidave të kohës, për të pranuar sistemimin e të gjitha vlerave me resurse njerëzore dhe pozitivitete të shumta të shqiptarëve, „që Shqipërinë e bëjnë të bekuar“, ka lindur edhe programi i mirëfilltë si studim ekzakt, i cili quhet „Platforma për Referendum Kombëtar“. Ky program tani më është jetësuar edhe administrativisht në atdhe, dhe bartës i punës praktike është Institutit Studimor: „Platforma për Referendum Kombëtar“, me seli në Tiranë.
Është e qartë, se për tërë anëtarët e këtij Instituti Studimor, të cilët do të pranojnë një detyrë ose do të drejtojnë një post shkencor, administarativ, ndonjë projekt pune, do të jenë ligjërues, bashkëpunëtorë shkencor etj., që të gjithë do të jenë në funksion të punës së „Demokracisë Direkte“, për ta jetësuar edhe organizimin e „Referendumit të Parë: Shqipëri Kosovë“. E gjithë puna e tyre bazohet në etikën e frymëzuar madhore për „Shqiperinë e shenjtë“, çfarë nënkupton, se atdheu dhe zhvillimi ekonomik me sistemin e „Demokracisë Direkte“ vijnë përpara, dhe ne që i shërbejmë këtij funksionimi dhe këtij qëllimi vijmë prapa, pasi i bëjmë vetëm një shërbim modest këtij programi kombëtar në çdo cep të vendbanimeve ku jetojnë qytetarët shqiptarë pa pasur mundësinë minimale për të shfaqur egoizmin individual të praktikave të kaluara dështake!
Prandaj, një nga parimet dhe rregullat bazë është se detyrat dhe përgjegjësitë administrative të anëtarëve ndahen sipas normave etike, të cilat kanë konfirmuar funksionalitet kolektiv me hierarki të planifikuar. Njëra nga këto parime, e cila ka të bëjë me një fushëveprimtari të programit dhe rregullorës së punës, është edhe administrata dhe përgjegjësia ligjore, e cila kushtëzon me ligj marrëveshjet paraprake të palëve para se të votohet „Dokumenti“ në çdo referendum, gjë që garanton zbatimin e projekteve të fituara dhe të ekspertëve që i përfaqësojnë ato. Ky model i „Demokracisë Direkte“ ka konfirmuar suksese dhe zhvillim ekonomik duke respektuar konkurencën e lirë në tregun e punës, ashtu siç e dëshirojnë edhe shqiptarët për „Shqipërinë e shenjtë“!
Ky grup pune që kanë pranuar jetësimin formal administrativ të Institutit Studimor „Platforma për Referendum Kombëtar“, sipas kërkesave të legjislacionit në Shqipëri, (dhe kudo ku do të kemi përfaqësi në Republikat Shqiptare: si në Kosovë, Iliridë etj), kanë vetëm një detyrë teknike. Pra, nëse ligji e kërkon që dikush të jetë sekretar, drejtor etj., personat që janë të regjistruar në gjykatë nuk do të thotë se ata do të kenë të njëjtin funksion në vendim marrje, pasi vendimet për grupet udhëheqëse do të merren nga komisionet e punës së bordeve të Institutit. Pra, do të kemi emrime dhe lirime ose ndërrime të vendit të detyrës (ose të punës) apo funksionit. Të kuptohemi nuk jemi parti politike, por jemi Institut Studimor „Platforma për Referendum Kombëtar“ në shërbim dhe funksion të zbatimit praktik të procesit juridik për realizimin e Referendumit të Parë: Shqipëri-Kosovë! Nuk jemi parti politike dhe as nuk do të praktikojmë modelet e tyre të punës ku zgjidhet individi në krye dhe merrë vendime sipas interesave partiake e grupore para atyre kombëtare e shtetërore, dhe rezultatet përfundojnë në zhgënjime! Ndërkaq, ne në kuadër të Institutit Studimor “Platforma për Referendum Kombëtar“ mundësojmë grumbullimin në „një fokus“ të të gjitha energjive pozitive të miliona shqiptarëve, të qindëra shoqatave kulturore, të grupimeve të biznesit, si në atdhe, ashtu edhe në mërgatë që „Shqiprinë e shenjtë“ ta bëjmë një shtet funksional me zhvillim ekonomik, ashtu si vendet e zhvilluara të BE-së, duke afruar edhe modele pune në administratë me teknologjinë më të avancuar, që ende edhe sot Republikave Shqiptare ju mungon ky nivel dhe kjo përvojë e paprovuar. Për herë të parë miliona shqiptarëve ju afrohet një studim i konfirmuar nga vendet e BE-së, ku sistemi politik funksionon me nivel të lartë edhe të funksionalitetit të Sigurisë Kombëtare, ku individët që përfaqësojnë institucionet shtetërore dhe publike me rëndësi për vendin, paraprakisht verifikohen nga Istitucioni i Sigurisë Kombëtare! Ky faktor është i rëndësishëm dhe sjellë ndryshimin edhe të sitemit politik, ku individit i merret pushteti, kudo te të gjithë shqiptarët në atdhe! Ky sistem funksionon në vendet me demokraci të zhvilluar, të cilat vende janë aleate të Shqipërisë dhe të tërë shqiptarisë dhe e kanë mbështetur në momente historike edhe çështjen shqiptare, siç janë SHBA-të dhe shumë vende nga BE-ja etj. Shqipëri është e gjithë shqiptaria! Shqipëria është e shenjtë për çdo shqiptar!

Safet Sadiku